Bogdanovic: Gati të modifikojmë qëndrim

14/09/2010 14:50

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka deklaruar se Beogradi është gati të fillojë dialogun me Prishtinën.

“Serbia do ta modifikojë qëndrimin ndaj negociatave në vartësi të formatit”, ka pohuar Bogdanovic në një prononcim për mediat serbe.

Megjithatë, ai ka nënvizuar se përgatitjet për dialogun nuk kanë filluar ende, pasi rezoluta sapo është miratuar.

“Rezoluta hap derën e dialogut dhe u heq shqiptarëve të Kosovës të gjitha justifikimet për të mënjanuar bisedimet”, ka shtuar Bogdanovic.

Top Channel