Jones: Nuk do ta djeg kurrë Kuranin

11/09/2010 14:55

“Jo, sigurisht që nuk do ta djeg Kuranin. Nuk do ta bëj sot, nuk do ta bëj kurrë”. Është kjo garancia e dhënë nga prifti i Floridës, Terry Jones, që disa ditë më parë kishte tërhequr vëmendjen e të gjithë botës me kërcënimin se do të digjte librin e shenjtë islamik.

Deklaratën e tij Jones e ka bërë në një intervistë për transmetuesin NBC, ku ndër të tjera ka bërë të ditur se nuk do të takohet me imamin e Nju Jorkut, Faisal Rauf, për të diskutuar mbi idenë e ndërtimit të një xhamie në GroundZero.

Paralajmërimi i Jones ndezi një sërë polemikash, në disa vende edhe protesta, pikërisht në ditën që shënon dhe 9 vjetorin e atentateve të 11 shtatorit 2001.

Top Channel