Prifti i Floridës: Nuk do ta djeg Kuranin

10/09/2010 14:10

Prifti i Floridës, Terry Jones ka njoftuar se nesër nuk do ta djegë Kuranin, ashtu sic kishte njoftuar se do të bënte në kuadër të përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Jones ka shtuar se shpreson se do të mbahet premtimi për një takim në Nju Jork nga ana e imamit me përgjegjësit e projektit për një xhami në Ground Zero.

Njoftimin e tij, prifti e bëri në një prononcim për programin “Good Morning America”, i transmetuar nga rrjeti televiziv ABC.

Vendimi i tij, i marrë pas një dileme të gjatë, erdhi pas kërkesës së presidentit Barack Obama, por edhe pas paralajmërimeve të INTERPOL, se djegia mund të sillte sulme të dhunshme terroriste.

Ndërkohë, sot në Afganistan, janë regjistruar protesta të dhunshme kundër iniciativës së priftit të Floridës.

Top Channel