Në fjalën e tij përfaqësuesi shqiptar në OKB, e vlerësoi projektrezolutën serbe të hartuar në bashkëpunim me 27 vendet e BE-së, duke deklaruar se pavarësia e Kosovës është një realitet.

Mbështetje Kosova pati edhe nga Turqia e SHBA të cilat i mëshuan më shumë faktit se e ardhmja e të dyja vendeve është ajo euroatlantike.

Rusia nëpërmjet ambasadorit të saj në OKB, kërkoi mbetjen në fuqi të rezolutës 12 44, e cila sipas saj është e vetmja rrugë që sjelle një paqe afatgjatë në rajon.

Të njëjtin mendim me Rusinë, për qendrimin në fuqi të rezolutës 12 44, dhe zgjidhjen e problemeve në rajon në bazë të kësaj rezolute, ndanë edhe Argjentina, Brazili, Kina dhe India.

Top Channel