Gates i telefonon pastorit Jones

10/09/2010 04:15

Pentagoni njoftoi se Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates ka patur një telefonatë me pastorin e kishës së Floridas, i vënë në qendër të vëmendjes pas planit të tij për djegien e mbi 200 kopjeve të Kuranit.

Telefonata me Gates dhe priftit Terry Jones u realizua pasditen e së enjtes dhe sipas Pentagonit, numri një i mbrojtjes i ka bërë të qartë pastorit rrezikun e aktit që ka ndërmend të kryejë ai, duke filluar nga vënia nën rrezik të jetës së ushtarëve amerikanë në Irak e Afganistan.

Ende nuk ka asnjë prononcim të pastorit Jones, i cili ka vënë “në pritje” çështjen e djegies së Kuranit.

Top Channel