Djegia e Kuranit, protestë në Afganistan, një i vdekur

10/09/2010 11:55

Pastori Jones po mban gjithë botën në ankth; vendimi i tij, më pas i pezulluar, se do të djegë Kuranin në shesh më rastin e 11 shtatorit po prodhon pasoja dramatike dhe situata rrezikon të degradojë gjithnjë e më shumë.

Një protestë është zhvilluar sot para bazës së NATO-s, në Afganistan dhe mësohet se një prej pjesëmarrësve ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes me armë zjarri.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisjes lokale të Badakhshan.Pak para këtij incidenti presidenti afgan Karzai i kishte kërkuar pastorit të Floridas, Terry Jones që as të mos e conte nëpër mend djegien e Kuranit.

Pastori Jones, vec të tjerave ka akuzuar edhe një imam në Florida se ka mashtruar, duke premtuar se projekti i parashikuar për qendër islamike në Ground Zero nuk do të realizohet.

Top Channel