“Djegia e Kuranit nuk është anuluar”

10/09/2010 02:45

Pastori i kishës së vogël amerikanë në Florida, e cila është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të vendimit për djegien e kopjeve të Kuranit më datë 11 shtator, deklaron se evenimenti nuk është anuluar, por thjesht është “në pritje”.

Terri Xhones tha se eventi ndodhet në pritja dhe se ai ishte gënjyer nga një imam i cili sipas tij, i kishte premtuar zhvendosjen e vendndodhjes së xhamisë në “Ground Zero”.

Kundër djegies së librit të shentjë musliman mijëra persona kanë protestuar në rrugët e disa vendeve në botë. Vetë presidenti amerikan bëri thirrje për moskryerjen e gjestit, i cili sipas tij do të fuqizonte Al Kaedan dhe do të cënonte sigurinë e ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Top Channel