Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shqyrton sonte propozimin e rezolutës së Serbisë për Kosovën.

Beogradi ka paraqitur mbrëmë një tekst të ndryshuar të rezolutës,  pas konsultimeve dhe harmonizimit me Bashkimin Evropian.

Në propozim tekstin e ri përshëndetet gatishmëria e BE-së për lehtësimin e “dialogut ndërmjet palëve” dhe konstatohet se procesi i dialogut është faktor i paqes, i sigurisë dhe i stabilitetit në rajon.

Top Channel