Kurani, Bariu i Floridës: Gati të tërhiqem

09/09/2010 17:45

Bariu i Floridës, Terry Jones, që ka ndërmend të djegë Kuranin ditën e shtunë, mund të heqë dorë nga kjo sipërmarrje nëse autoritetet ia kërkojnë.

Presidenti amerikan Barack Obama sekretarja e Shtetit Hillary Clinton pritet të ndërmarrin këtë iniciativë.

Por askush në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit nuk është vënë në kontakt me Jones.

Bariu i Floridës ka ndërmend ta djegë librin e shenjtë islamik ditën e përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Më herët gjatë ditës Obama reagoi ndaj kësaj cështjeje, duke u shprehur se një veprim i tillë përbën mbështetje për Al Kaedën.

Top Channel