Djegia e Kuranit, INTERPOL: Kujdes nga sulmet

09/09/2010 19:05

INTERPOL ka lëshuar një “alarm të përgjithshëm” për 188 vendet anëtare të tij, duke i paralajmëruar për rreziqe nga sulme të dhunshme.

Nga selia e saj në Lion, organizata e bashkëpunimit mes policive ka dhënë alarmin për atentate të mundshme, nëse një grup integralist amerikan do të djegë kopje të Kuranit.

“Një nga detyrat kryesore të INTERPOL është të parandalojë krimin”, ka deklaruar Ronald K. Noble, sekretar i përgjithshëm i organizatës.

Kundër djegies së Kuranit ka dalë edhe presidenti amerikan Barack Obama, i cili është shprehur se një veprim i tillë do të ishte një stimul për Al Kaedën.

Ndërkohë, bariu nga Florida që ka paralajmëruar se do të kryejë këtë akt, ka deklaruar se është gati të tërhiqet nëse ia kërkojnë autoritetet amerikane.

Top Channel