Bashkimi Evropian dhe Serbia do të vazhdojnë edhe sot dialogun në përpjekje për të arritur një marrëveshje rreth rezolutës serbe për Kosovën.

Rezoluta pritet të shqyrtohet nesër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Bisedimet e mbrëmshme ndërmjet përfaqësueses së Lartë e BE-së, Katrin Eshton dhe presidentit serb Boris Tadiç, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Top Channel