Djegia e Kuranit, OKB e shqetësuar

08/09/2010 21:55

OKB ka dënuar iniciativën e një bariu amerikan për të djegur Kuranin me rastin e përvjetorit të atentateve të 11 shtatorit.

“Në emër të Kombeve të Bashkuara dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që jeton në Afganistan shpreh shqetësimin tonë për këtë njoftim”, ka deklaruar përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Kabul, Staffan De Mistura.

Zyrtari i OKB ka shtuar se organizata është e indinjuar nga qëndrimi i grupit fetar, i cili u shpreh i gatshëm të digjte kopjet e librit të shenjtë mysliman.

Top Channel