Mediat serbe: Serbia do të zbusë rezolutën

07/09/2010 14:35

Serbia ka filluar të përkulet nga presioni i Bashkimit Evropian për ta zbutur rezolutën e saj mbi Kosovën, të cilën do ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kështu shkruhet në mediat kryesore të Beogradit, duke cituar burime diplomatike.

Marrëveshja pritet të formalizohet në takimin e sotëm në Bruksel të presidentit të Serbisë, Boris Tadic dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Katherine Ashton.

Gazetat ‘Blic’, ‘Politika’ dhe ‘Danas’, citojnë burime në Beograd dhe Bruksel të kenë thënë se në rezolutën e ndryshuar nuk do të figurojë dënimi i shkëputjes.

Top Channel