Maqedonia do të votojë kundër rezolutes së Serbisë për Kosovën në Kombet e Bashkuara.

Vendimi nuk është bërë publik, por konfirmohet për Top Channel nga burime të sigurta në Ministrinë e Jashtme maqedonase.

Ministria e Jashtme e Shkupit ka dërguar edhe sqarime se si ambasadorët e saj në OKB të mbrojnë këtë vendim.

Sipas saj, teksti i rezolutës është antiproduktiv dhe mund të ketë pasoja negative ndaj sigurisë në rajon.

Nëse ndryshohet teksti, atëherë Maqedonia do të ketë një qëndrim tjetër, në përputhje me rregullat dhe ligjet ndërkombëtare.

Top Channel