Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka deklaruar se Serbia duhet të punojë për mbrojtjen e interesave të saj territoriale dhe integrimet evropiane, cilido që të jetë epilogu i votimit të rezolutës për Kosovën në OKB.

Në një bisedë me homologun kroat Tomisllav Karamarko, Dacic ka theksuar se Beogradi zyrtar nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e njëanshme të shpallur nga Prishtina.

“Serbia është e gatshme për kompromis, por besoj se asnjë shtet nuk do ta pranonte kompromisin që nënkupton se me rezolutën verifikohet pavarësia e Kosovës”, ka pohuar Dacic.

Ai ka shtuar se verifikimi i pavarësisë së Kosovës përmes rezolutës nuk do të ishte kompromis, por shmangie nga parimet shtetërore.

Top Channel