Pakistan, sulmohet autobusi, 10 të vdekur

14/08/2010 12:55

Një komandë e armatosur ka vrarë 10 persona të ndryshëm dhe ka plagosur dhjetra të tjerë duke hapur zjarr ndaj një minibusi në Pakistan.

Mjeti ishte nisur nga Quetta, në Baluchistan dhe ishte drejtuar për në Lahore, në Punjab.

Sipas policisë, grupi i armatosur ka detyruar shoferin të ndalet, duke i kërkuar pasagjerëve të tregojnë dokumentët.

Pasi ka vrarë shoferin dhe asistentin e tij që kishin bërë rezistencë, komanda ka marrë me vete 8 persona nga Punjab, duke i vrarë në një kodër.

Top Channel