Pakistan, sulmi ajror vret 12 militantë

14/08/2010 21:50

Një avion amerikan pa pilot ka qëlluar një raketë në Pakistan duke vrarë të paktën 12 militantë në një zonë tribale në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet pakistaneze, sipas të cilave raketa goditi një strukturë që përdorej nga militantët në fshatin Isori, në Uaziristanin Verior.

Rajoni në fjalë është kthyer në një bastion të guerrilasve talebanë dhe militantëve të Al Kaedës dhe ka qenë shpesh herë objektiv i sulmeve të tilla.

Nga ana e saj qeveria e Islamabadit e ka kundërshtuar publikisht përdorimin e këtyre avionëve, të njohur ndryshe si dronë, por amerikanët deklarojnë se në kontaktet private ata e kanë mbështetur.

Top Channel