Pakistan, rrezik për shpërthimin e kolerës

14/08/2010 10:55

Rrezik për shpërthimin e epidemisë së kolerës në Pakistan, ndërsa shumë viruse të tjera kanë prekur popullatën si pasojë e përmbytjeve nga moti i keq.

Në Mingora, qytetin kryesor të Luginës së Swat, një burrë ndodhet në spital me kolerë, ndërsa burime shëndetësore thonë se shumë persona të tjerë janë prekur nga kjo sëmundje.

Mjekët thonë se personat e prekur nga diarreja janë rreth 35 mijë.

Top Channel