Pakistan, 20 milionë të prekur nga përmbytjet

14/08/2010 16:10

Kryeministri pakistanez Yusuf Raza Gilani ka deklaruar se 20 milionë persona janë prekur nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin dhe jo 14 milionë sic thotë OKB.

Deklaratën e tij, Gilani e bëri gjatë një fjalimi para popullit, në kuadër së festës së ndaluar të pavarësisë nga Britania e Madhe 63 vjet më parë.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar konstatimin e të paktën një rasti të prekjes nga kolera të një prej viktimave në luginën e Suotit.

Ndërsa punonjësit e shëndetësisë kanë avancuar betejën e tyre kundër sëmundjeve që vijnë nga uji i pistë në zonat e përmbytura.

Në fjalimin e tij, Gilani tha se 20 milionë persona janë aktualisht të pastrehë, por pa saktësuar se sa njerëz ishin detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre dhe sa të tjerë i humbën ato nga përmbytjet.

Top Channel