Pakistan, priten përmbytje të reja

13/08/2010 12:45

Zyrtarët pakistanezë kanë paralajmëruar se niveli i ujit në lumin Indus po rritet dhuke krijuar shqetësim se do të ketë përmbytje të reja.

Një zëdhënëse tha se kjo do të thotë edhe më shumë vuajtje për popullin pakistanez.

Sipas OKB-së, përmbytjet kanë prekur jetën e 14 milion njerëzve. Numri i të vdekurve të konfirmuar deri tani ësht 1.600.

Doktorët në kampet e ngritura në provincën e Punjabit janë tepër të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve.

Ndërkohë politikanët kanë premtuar se shpërndarja e ndihmës për viktimat do të jetë transparente.

Top Channel