Pakistan, përmbytjet, dëmet 2.5 miliardë euro

13/08/2010 08:45

Dëmet e shkaktuara për ekonominë e Pakistanit nga koha e keqe mund të shkojë në 250 miliardë rupi (2.5 miliardë euro).

Sipas zëdhënësit për operacionet humanitare të OKB-së, Maurizio Giuliano, “do të nevojiten miliarda dollarë për të vënë në lëvizje ringritjen ekonomike”.

Dy milionë persona kanë nevojë për një vendstrehim, ujë dhe ushqime, pasi janë detyruar të arratisen.

Top Channel