Pakistan, ndalohet festa e pavarësisë

13/08/2010 17:35

Presidenti pakistanez ka deklaruar se ditën e diel në vend nuk do të festohet Dita e Pavarësisë pasi institucionet po vazhdojnë të merren me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Asif Ali Zardari do ta kalojë ditën e festës duke vizituar rajonet e përmbytura në provincat Kiber Paktunkua dhe Punxhab.

Zardari është kritikuar ashpër për faktin se nuk ndodhej në vend në momentet më të vështira dhe se nuk mori një rol direktiv ndaj tragjedisë.

Sipas të dhënave të OKB-së, përmbytjet më të këqija në 80 vitet e fundit kanë prekur 14 milionë banorë dhe kanë shkaktuar vdekjen e 1600 personave.

Niveli i përmbytjeve pritet të rritet edhe më shumë në zonat e dëmtuara për shkak të rritjes së nivelit të lumit Indus.

Top Channel