BP, testi për betonimin e tapës zgjatet 24 orë

18/07/2010 14:00

Testi për betonimin e pusit në Gjirin e Meksikës do vazhdojë edhe gjatë 24 orëve në vazhdim.

Lajmin e bën të ditur admirali i Rojes Bregdetare, Thad Allen. Inxhinierët e kompanisë British Peroleum pas një konsultimi të gjatë me këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë.

Ata kanë vendosur që ta shtyjnë testin për 24 orë në mënyrë që të matet me saktësi presioni në brendësi të pusit.   

Top Channel