“Hosteni”, revista që revolucionarizoi shtypin

13/07/2010 18:45

Redaksia e revistës “Hosteni” vazhdon të funksionojë edhe sot. Prej 20 vjetësh, me ndërrimin e sistemeve, punohet për nxjerrjen e saj në treg.

Pa famën e dikurshme, por e pavarur politikisht, sipas kryeredaktorit të saj Pëllumb Vreka, me përmbajtjen e revistës nuk luhet shumë. Ajo vazhdon t’i rezistoje traditës, ndërkohë që “penat e  vjetra” të tregimit humoristik dhe satirës nuk e kanë tradhëtuar ende. “Vazhdojne te shkruajne Dritero Agolli, Ismail Kadare, Koco Devole dhe Vangjel Kozma”, shprehet Vreka.

E per tre muajshme, me nje tirazh prej 5500 kopjesh, revista tashme u sherben te gjitheve. Me shkrimet e saj te paanshme, sot 95% e kopjeve te revistes dergohet per lexuesin shqiptar qe jeton jashte kufijve te Shqiperise, kryesisht Greqi. Investimet jane me te mira dhe kerkesat per shtimin e tirazhit nuk mungojne. “Vazhdojme te bashkepunojme me tre shoqatat ne Selanik, Athine dhe Patra. Atje kemi tre pika të posacme dhe shqiptaret e dine ku shitet”, shton kryeredaktori.

“Hosteni “, me nje histori te vecante dhe te larmishme, reziston si e tille prej 65 vjetesh. E botuar dikur si shtojce e gazetes “Bashkimi”, me pak faqe, revista satiriko-humoristike e njohu shkelqimin e saj ne vitet ‘60-‘70. E pagezuar sipas gojdhenave nga Nako Spiru, “Hosten” ne gjuhen popullore eshte shkopi i bariut qe drejton “qete”.

Nen tehun e tij, me problemet qe trajtonte nen “sigla te vecanta”, ajo mori trajtat e nje reviste opozitare. Edhe pse ish-sistemi komunist u mundua ta quante revisten “e vijes se masave”. Stili i te shkruarit dhe problematika i dhane asaj reputacion te vecante. Emra te tille si Dritero Agolli, Sabri Godo, Spiro Comorra, Dionis Bubani, Petro Marko kane qene  penat e “medha” te revistes ne fjale. Nderkohe viti ‘71 shenoi ndryshime te medha, shume prej gazetareve largohen dhe revista  drejtohet nga Niko Nikolla.

Me nje tirazh prej 30 mije kopjesh, Gaqo Veshi kujton se “Hosteni” konkuronte vetvetiu “Zerin e   Popullit” dhe gazeten “Bashkimi”, “Shkruesit e humorit”, nen pseudonime te vecanta, u bene ne ate kohe “fobia” e administrates. Gaqo Veshi, me pseudonimin Hyske Borobojka, kujton se atehere e kishte te ndaluar te merrej me komitetet e Partise, nderkohe qe suksesi i revistes ishte paracaktuar. Nje plejade e tere karikaturistesh e kthyhen “Hostenin” nga me te pelqyeshmet, per kete arsye karikatura filloi te “pushtoje” kopertinen e revistes.

Koco Devole, duke ju referuar “fuqise se nentekstit” dhe interesit te lexuesve flet per domethenien e saj. “Vizioni eshte i rendesishem, nje karikature quhet e mire kur kthehet ne fotografi”, shprehet Devole. Fatmir Selimi eshte nje tjeter pene e “Hostenit”, kur e pyet se “cfare e beri te bukur” humorin e atyre viteve, ai i referohet nje thenieje te Azis Nesin: “Humori i ngjan nje vajze qe do te hipi ne autobuse, por e ka fundin e shkurter”. Dikur “Hosteni” nuk ishte e vetme ne Ballkan. Ne Shkup te Maqedonise per shume kohe nje reviste e ngjashme “mbijetoi” deri pak para viteve ‘90, ndersa “Hosteni” yne mbetet unik, me nje histori te gjate, pavaresisht sistemeve, sa here e mban ne dore, ve buzen ne gaz.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel