PS: Të krijohet komisioni

12/07/2010 15:00

Partia Socialiste ka parashtruar edhe njehere kerkesat e saj drejtuar kryeministrit Berisha, ne baze te te cilave eshte transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Të pranojë ngritjen e komisionit të ri hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.Të pranojë që opozita të ketë shumicën në këtë komision.Të pranojë që ky komision të drejtohet nga opozita dhe që ky komision të ketë mandatin për hetimin e materialeve zgjedhore në funksion të transparencën së zgjedhjeve të 28 qershorit.  Të harrojë djegien e fletëve të votimit dhe cdo lloj diversioni, pengese, makinacioni e përpjekje për të penguar punën e këtij komisioni sepse kjo do të shënonte ndarjen përfundimtare më këtë parlament e me këtë qeveri”, u shpreh deputeti Blendi Klosi.

Socialistet kane theksuar se nuk do te terhiqen nga kushti i tyre per te hetuar ne menyre te plote procesin zgjedhor te vitit te shkuar.

“Partia Socialiste e ka pranuar zgjidhjen e ofruar nga rezoluta e Parlamentit Europian dhe në emër të integrimit dhe interesave madhore të vendit është e gatshme të fillojë menjëherë punën për të zgjidhur krizën politike në vend. Por, Sali Berisha duhet ta dijë mirë, se pa u plotësuar të gjitha kërkesat e rezolutës së Parlamentit Europian, nuk do të ketë asnjë hap përpara drejt zgjidhjes së krizës.”, tha Klosi.

Top Channel