Qeveria e Kosovës ka miratuar udhëzimin administrativ për nënshkrimin e kontratave me vlerë të mëdha dhe të mesme.

Ky udhëzim do të jetë në fuqi derisa të nxirret Ligji i ri i prokurimit publik. Nënshkrimi i kontratave publike në vlerë prej mbi 10 mijë eurosh do të mund të bëhet edhe nga sekretari i përhershëm dhe vetë ministrat.

Ky udhëzim, sipas kreut të qeverisë, Hashim Thaçi, bëhet me qëllim të sigurimit që burimet publike të përdoren në mënyrë ekonomike, efikase e transparente. Ndërkohë, që qeveria i ka dërguar për procedim edhe disa projektligje të tjera, ndër to edhe projektligjin për dokumentet biometrike tw udhëtimit.

Kjo pikë ka ngritur debat se nga do të sigurohen paratë, ndersaa ministri i Ekonomisë ka kërkuar që paratë të merren nga reduktimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.
 
 

Top Channel