Deputetet e Parlamentit Evropian kane deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet te bejne me shume per avancimin e dialogut.

Eurodeputetet kane theksuar se bashkepunimi eshte thelbesor per rrugen drejt anetaresimit ne BE dhe jane shprehur te pakenaqur me nivelin e deritanishem.

Por ndryshe nga te tjeret, eurodeputeti Jelko Kacin ka vleresuar me nota pozitive perpjekjet qe po behen ne Beograd dhe Prishtine ne kete drejtim.

“Une mendoj se te dyja palet, ne njefare menyre kane avancuar dhe une shoh levizje te qarta pozitive per te cilat Prishtina dhe Beogradi duhen lavderuar”, ka deklaruar Kacin.

Top Channel