Gjate qendrimit ne New York, ministri Skender Hyseni eshte takuar me nje numer perfaqesuesish te perhershem prane Kombeve te Bashkuara, si dhe ka takuar nje numer ambasadoresh te shteteve qe ende nuk e kane njohur Kosoven.

Hyseni ka zhvilluar nje takim te veçante me perfaqesuesin e perhershem te Kuvajtit ne Kombet e Bashkuara, Mansour Al-Ataibi. Ne kete takim, ministri ka riperseritur kerkesen e tij per njohjen e shtetit te Kosoves nga Kuvajti.

Gjithashtu, ministri i jashtem ka folur edhe per rendesine qe kjo njohje ka per shtetin e Kosoves dhe procesin e konsolidimit nderkombetar te shtetesise se saj, si dhe per mundesine e shkembimit te vizitave zyrtare me kete vend.

Top Channel