Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk ka bërë apel që të ndodhë komunikimi sa më i mirë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili do të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve të cilat kanë të bëjnë me serbët e Kosovës.

Sipas Telegraf, Turk ka theksuar se Sllovenia do t’i mbështeste bisedimet e reja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por vullneti politik i partnerëve në bisedime duhet të fillojë në mënyrë autonome dhe autoktone, dhe jo nga jashtë dhe artificiale.

“Qëndrimi i qartë i Sllovenisë është se procesi i pavarësimit të Kosovës është i pakthyeshëm”, ka theksuar Turk.

Top Channel