Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ndodhet per nje vizite zyrtare ne Ankara, ku pritet te takohet me homologun turk Taip Erdogan.

Lajmin e bejne te ditur burime prane zyres se kryeministrit, te cilat saktesojne se diten e neserme Thaci do te qendroje ne Stamboll, ku do te takoje shume zyrtare lokale.

Gjithashtu, gjate kesaj vizite Thaci, i cili shoqerohet nga shume ministra te kabinetit te tij, pritet te nenshkruaje marreveshje ne disa sektore te rendesishem.

Marredheniet mes Kosoves dhe Turqise jane mjaft pozitive, edhe per faktin se Ankaraja zyrtare ka njohur dhe ka lobuar per pavaresine.

Top Channel