Republika e Somalise ka njohur zyrtarisht sot pavaresine e Kosoves, duke u bere keshtu vendi i 69-te qe pranon ekzistencen e shtetit te ri.

Lajmi eshte bere i ditur nga Ministria e Jashtme kosovare, te ciles i ka mberritur nje note zyrtare nga qeveria somaleze.

Kjo e fundit ka sqaruar se vendimi i Mogadishos zyrtar eshte marre pas kerkeses zyrtare te bere nga presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu.

“Qeveria e Somalise eshte e vetedijshme per kontributin qe pavaresia e Kosoves ka per paqen dhe stabilitetin ne rajonin e Ballkanit”, thuhet ne letren e qeverise somaleze.

Top Channel