Jacques Rupnik, nga Instituti për Studime Politike në Paris, duke komentuar deklaratën e ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Gordon deklaroi se ‘Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa e zgjidhur çështjen e marrëdhënieve me Kosovën’.

“Philip Gordon ka të drejtë. Do të jetë e pamundur që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian dhe të mos e pranojë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim. Brukseli nuk do të lejojë përsëritjen e skenarit të Qipros”, tha Rupnik, në një intervistë për radion Europa e Lirë.

Rupnik theksoi se Serbia i kundërvihet pavarësisë së Kosovës, që është në kundërshtim me politikën e shumicës së vendeve të BE-së.

Top Channel