Dhjetera mijera punonjes te sektorit publik dhe pensioniste kane zbritur sot ne Bukuresht per te protestuar kunder shkurtimeve te vendosura nga qeveria.

Qendra e kryeqytetit rumun eshte paralizuar plotesisht. Rreth 30-50 mije manifestues, nga i gjithe vendi, i jane pergjigjur pozitivisht apelit te sindikatave per t’u mbledhur perpara godines se qeverise.

Per te mbajtur deficitin ne kuoten 6.8%, sic rane dakord me FMN, autoritetet rumune kane parashikuar shkurtim me 25 perqind te te ardhurave dhe 15% te pensioneve.

Top Channel