Prokuroria e Prishtines ndodhet ne telashe serioze pasi po vazhdon punen e saj vetem me 3 prokurore. Krijimi i prokurorive te qarqeve dhe komunave pritet te mos perfundoje para vjeshtes se ketij viti.

Aktualisht, nje numer i madh prokuroresh ndodhen ne nje seminar te organizuar nga nderkombetaret dhe nuk jane zevendesuar nga askush.

“Per shkak te mungeses se prokuroreve jane shtyre proceset gjyqesore. Por edhe seminari eshte i obligueshem”, deklaron Mejdi Dehari, gjyqtar penalist ne Gjykaten penale te Prishtines.

Prokuroria e Prishtines ndjek krimet e gjysmes se Kosoves, te cilat duhet te gjykohen nga tre prokurore, nga 18 qe jane vendet vakante.

Top Channel