Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic është renditur në vendin e 20-të të listës së udhëheqësve më të pasur në botë.

Sipas së përditshmes britanike “The Independent”, Gjukanovic ka një pasuri prej 10 milionë stërlinash angleze.

Gazeta prestigjoze shkruan se presidenti malazez është pasuruar në mënyrë misterioze, edhe pse ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje në kontrabandën e duhanit.

Top Channel