Ambasadori i BE-së në veri të Kosovës, Michael Giffoni ka deklaruar se tashmë cështja e statusit është e zgjidhur dhe se autoritetet kosovare duhet t’i kushtojnë vëmendje cështjeve të tjera.

“Nevojitet që vëmendjen ta orientojmë në cështje të tjera, në probleme të vërteta për të cilat duhet një zgjidhje pragmatike. Ky është kushti për të nisur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka pohuar Giffoni.

Ai ka shtuar më tej se një gjë e tillë do të ndikonte në përmirësimin e kushteve të jetesës në veri të shtetit të ri.

Top Channel