Kriza financiare greke ka qënë objekt bisede mes presidentit amerikan Barak Obama dhe kancelares gjermane Angela Merkel në një bisedë telefonike ditën e mërkurë.

Sipas njoftimit të shpërndarë, si nga Shtëpia e Bardhë ashtu edhe nga Berlini, Merkel dhe Obama kanë rënë dakort për nevojën e një ndihme urgjente ndaj Greqisë.

Gjithashtu dy liderët e cilësojnë mjaft të domosdoshme dhe jetike ndërhyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar në bashkëpunim të ngushtë më BE-në.

Top Channel