Kryeministri grek Jorgo Papandreu u ka kërkuar vendeve anëtare të zonës euro që të bëjnë një përpjekje të përbashkët në mënyrë që kriza të mos prekë ekonomitë e tjera.

Deklaratën e tij Papandreu e bëri gjatë mbledhjes së qeverisë, ku theksoi se nga ana e saj Greqia ka marrë përsipër përgjegjësitë si për vete, ashtu edhe për Evropën.

Ndërkohë, presidenti i BQE-së, Jean Claude Trichet ka theksuar se vendimi për Greqinë nuk duhet të vonojë.

“Është absolutisht e nevojshme që të vendosim me shpejtësi dhe është shumë i rëndësishëm një vendim i Parlamentit gjerman”, ka pohuar Trichet. Ai është shprehur optimist se vendet e eurozonës do të arrijnë në një përfundim pozitiv.

Top Channel