Ministri i Transportit në Kosovë, Fatmir Limaj gjatë një konferencë për shtyp mbajtur në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë, deklaroi se personalisht nuk ka qënë i thërritur nga organet hetimore dhe se do të vazhdojë të kryejë detyrën e tij.

“Kjo ishtë një ditë normale pune. Do vazhdoj detyrën timë si ministër. Deklaroj se sot e gjithmonë jam në dispozicion të hetuesisë dhe mekanizmit hetimor. Pushtetet janë të ndara, ata kanë punën e tyre, ne tonën. Në jemi për të ndihmuar organet e hetuesisë në ministrinë e Transportit dhe unë personalisht. Jemi të përkushtuar në zbatimin e ligjit”, tha zoti Limaj.

Deklarata e kreut të dikasterit të transportit ka ardhur pas një takimi me dyer të mbyllura mes Thaçit, Limajt dhe kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi. Pjesë e takimit të superblinduar për median u bë për rreth 20 minuta edhe kreu i EULEX Iv de Kermabon.

Top Channel