Shefi i FMN-së, Dominique Strauss Kahn ka deklaruar se kriza ekonomike në Greqi ka vënë në lojë besimin në radhët e vendeve të eurozonës.

Deklarata e Kahn erdhi pas takimit që ai zhvilloi në Berlin me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schauble dhe kreun e BQE-së, Jean Claude Trichet.

“Greqia është pjesë e eurozonës dhe në lojë është dicka më e madhe se kriza greke, është besimi. Prandaj duhet të veprojmë menjëherë dhe fuqishëm”, ka pohuar Kahn.

Bisedimet në Berlin u zhvilluan në një moment kur tregjet financiare ndërkombëtare shënuan rënie.

Top Channel