Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri ka pritur të mërkurën ambasadorin e Francës, Jean-François Fitou, të cilin e ka njoftuar me prioritetet dhe angazhimet konkrete të ministrisë që ajo udhëheq në drejtim të avancimit të reformës së administratës publike, shërbimeve elektronike dhe një infrastrukture funksionale qeveritare.

Ajo theksoi vendosmërinë në arritjen e synimeve dhe realizimin e këtyre prioriteteve me cilësi sa më të lartë.

Tahiri ka shprehur interesimin e saj që tradita e shquar administrative e shtetit francez në këto fusha të transferohet edhe ne Kosove, duke e thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror.

Ndërkaq, Jean-François Fitou ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes dy shteteve në fushën e administratës publike dhe në fusha të tjera ku do të shihet e nevojshme mbështetja e shtetit francez.

Top Channel