Ministrat serbe në qeverinë e Kosovës reaguan ndaj vendimit për bllokimin e operatorëve celularë që funksiononin në mënyrë ilegale.

Nenad Rashic, minister i Punës dhe mirëqenës sociale kritkoi vendimin e Autoritetet Rregullativ të Telekomunikacionit për shkëputjen e operatorëve, sepse sipas tij qytetarët duhet të informoheshin më parë.

“Kërkova vetëm një muaj paraprakisht të jepen informata që të mund të organizojmë strukturën përkatëse”, u shpreh Rashic.

Por kryeministri Thaci e mbështeti operacionin duke thënë se ai ishte madje i vonuar.

“Ceshtja që ngriti Rashic, është një cështje e diskutimit për krijimin e mundësive të reja. Nuk duhet të lejohet rikthimi i operatorëve ilegale. Ne do të krijojmë kushte të barabarta për konkurentët apo investitorët ndërkombëtarë”, u shpreh Thaci.

Top Channel