Pas 10 vitesh jetë nëpër kampe, familjet rome në veri të Mitrovicës tashmë do të kenë një cati mbi kokë.

Falë një programi të USAID, familjet rome brenda 30 muajsh do të futen në shtëpitë  e tyre dhe kampi me pluhur plumbi do të mbyllet përfundimisht.

Në ceremoni, ku u vendosën themelet e para të shtëpive, ishte i pranishëm edhe presidenti Fatmir Sejdiu, i cili ka rikonfirmuar synimin për ndërtimin e një vendi multietnik.

“Kosova është e të gjithëve dhe ajo do të jetë e të gjithëve kur ata ta ndjejnë vetën si në shtëpinë e vetë”, është shprehur Sejdiu.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kryeministri Hashim Thaci. “Puna jonë është ta bëjmë Kosovën demokratike dhe multietnike për ta integruar në NATO dhe BE”, ka deklaruar ai.

I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe ambasadori amerikan Christopher Dell, i cili ka theksuar se SHBA do të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën me projekte sociale.

Top Channel