Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar si real shqetësimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për veriun dhe ka kërkuar ndihmën e kësaj organizate për zbatimin e strategjisë për integrimin e kësaj zone.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ndihma e ndërkombëtarëve për qetësimin e situatës në veri është e mirëpritur, përfshirë ajo e OKB-së.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për veriun, por besoj se strategjia e integrimit përbën një zhvillim demokratik për këtë zonë. Në këtë drejtim ne presim ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe OKB-së”, ka pohuar Kuci.

Top Channel