Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, ka deklaruar në një intervistë për BBC, se është i gatshëm të luajë rolin e ndërmjetësit në bisedimet mes komunitetit shqiptar dhe atij serb, nëse një gjë e tillë do t’i kërkohej.

Zannier është shprehur se UNMIK po përpiqet të përgatisë procesin e dialogut në një nivel të ulët dhe në shkallë praktike për të arritur përparime në fusha të caktuara, në veçanti në veri të Kosovës.

Shefi i UNMIK-ut shfaqi shqetësimin e tij për nismat për veriun e Kosovës, të cilat sipas tij mund të shkaktojnë trazira nëse nuk janë të përgatitura mirë.

Ai ka shtuar se përderisa pritet një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë, çdo gjë është më e komplikuar.

Top Channel