Një numër i madh shtetasish maqedonas po bëhen gati të nisen drejt Italisë, pas nënshkrimit të dekretit nga qeveria e këtij vendi për pranimin e 80 mijë punonjësve sezonale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave shumica e maqedonasve që synojnë të zbarkojnë në Itali janë nga zona e Pollogut.

Sipas burimeve, pritet që banorë nga kjo komunë, por edhe nga zona të tjera, të mbërrijnë në Itali, duke përfituar edhe nga liberalizimi i regjimit të vizave.

Megjithatë, shtojnë burimet, flukse emigrantësh pritet të ketë edhe nga vendet e tjera ballkanase, kryesisht nga Shqipëria dhe Serbia.

Top Channel