Në Maqedoni, partia shqiptare në opozitë, PDSH ka hedhur akuza të ashpra ndaj asaj në pushtet, BDI, e cila sipas saj po shkakton pakënaqësi tek komuniteti shqiptar.

“Paralajmërimet e PDSH-së dhe faktorit ndërkombëtar për destabilizimin e situatës po realizohen. Gjithashtu, pakënaqësia e shqiptarëve si pasojë e vasalitetit të Ali Ahmetit dhe BDI-së po nxisin protestat e OJQ-ve”, ka deklaruar deputeti i PDSH, Imer Aliu.

Sipas tij, pakënaqësitë e shqiptarëve të Maqedonisë tashmë janë të njohura dhe kanë të bëjnë kryesisht me diskriminimin, ligjin për gjuhën shqipe, enciklopedinë maqedonase, etj.

“Përkrahja e BDI-së për protestat e OJQ-ve s’mund të komentohet ndryshe përvecse si amoralitet politik e njerëzor, si dhe si tallje me shqiptarët”, ka shtuar Aliu.

Top Channel