Dy deputetë shqiptarë në Maqedoni dorëzuan sot në Parlament projektligjin për kujdesjen e familjeve të ish-luftëtarëve të UCK-së.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave ishin deputetët Daut Rexhepi Leka, i pavarur dhe Abedin Zymberi nga radhët e DR-së, që hartuan këtë projektligj.

Sipas burimeve, pr/ligji parashikon sigurim të strehimit, ndihmë materiale dhe pension familjar për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UCK-së.

Top Channel