Policia serbe ka arrestuar një ish-paraushtarak të shpallur në kërkim për masakrën e kryer në maj të vitit 1999 në fshatin Qyshk të Pejës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave Srecko Popovic në kohën kur është kryer masakra ka qenë komandant i forcave serbe.

Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë gjithashtu të ditur se në Goteborg të Suedisë është arrestuar një tjetër shtetas serb, i akuzuar për krime analoge.

Sipas burimeve, autoritetet serbe kanë në dispozicion një fotografi ku Popovic dhe personi i arrestuar në Suedi shfaqen pranë njëri-tjetrit, para një ndërtese të djegur gjatë luftës në Kosovë.

Top Channel