Defiçiti i 2009-ës në Greqi ka qënë më i madh se parashikimi. Lajmin e ka bërë të ditur Eurostat, duke shpjeguar se shifra ka qenë 13.6 përqind, ndaj 12.9 përqind të njoftuar në Bruksel nga qeveria e Athinës.

Sipas zyrës europiane të statistikave, të dhënat mund të vijojnë të shtohen.

“Mbeten ende disa paqartësi që mund të çojnë në një rritje të shifrave midis 0.3-0.5 përqind të PBB-së”, thuhet në një raport të Eurostat-it.

Top Channel